Turqia ka sulmuar disa qytete të Sirisë veriore mbrëmjen e djeshme. Raportimet u bënë nga forcat kurde të mbështetura nga SHBA.
Sipas Turqisë, sulmet janë si kundërpërgjigjie ndaj bombardimeve në Stamboll ku vdiqën 6 persona dhe u plagosën mbi 81 të tjerë. E arrestuar mbeti Alham Albashir. Gruaja me origjinë nga Siria dhe e trajnuar nga kurdët, dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz në Stamboll.
“Ka ardhur ora e llogarisë,” tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një postim në Twitter gjatë orëve të para të ditës së sotme.
Tweet-i u shoqërua me një foto të një avioni që ngrihej për një operacion natën, por nuk u specifikua vendndodhja.