Një xhami historike 609-vjeçare në Turqinë juglindore është zhvendosur nga vendi i saj i mëparshëm.
Xhamia “Er Rizk” në provincën Batman, është një nga disa ndërtesat që po zhvendoset nga fshati, pasi rrezikohet nga një projekt i digës “Ilisu”.
Xhamia u zhvendos në një park kulturor rreth katër kilometra larg nga vendi i saj origjinal.
“Ne i kishim kryer testimet tona në rrugë deri dje, dhe nuk kishte asnjë problem. Ne do të transportojmë monumentin përmes një rrugë 4,670 metrash në vendin e tij të ri në arkeo-park”, tha Ali Naci Kosali, zyrtar për projektin.
Ai tha se minarja e xhamisë ishte çmontuar dhe do të restaurohet pasi të jetë vendosur mbi xhami.

