Nga Sali Berisha/
U krye!
TAP, Transadriatik Pipline, Gazsjellesi Transadriatik ose Korridori i Jugut u krye.
Korridori i Jugut i jep Shqipërisë një peshë dhe rol në rrafshin energjitik të Europës dhe e shndërron atë fale dhe rezervave të saj energjitike natyrore, ujore, djellore edhe të gazit në Detin Jon që i shiti Zografi Bis në nyjen energjitike më të rëndësishme të rajonit.
Korridori i Jugut e bën tregun energjitik europian më të lirë, më kompetitiv dhe më të pavarur nga gazi rus.
Ideja e projektit të TAP u iniciua fillimisht 14 vjet më parë nga Korporatat Energjitike Helvetike CGL dhe ajo azere Socar, dora dorës këtyre korporatave ju bashkuan gjigandë botëror të energjitikës si Statoil e Norvegjisë dhe British Petroleum i Britanisë së Madhe. Projekti, ëndërr 14 vite me parë, është sot realiteti më i madh energjitik i viteve të fundit në Europë.
Të dashur miq, TAP është TAP vetëm e vetëm se kalon nëpër Shqipëri. Në çdo trajektore tjetër nuk do të mund të ishte ky që është.
Projekti u kurorëzua me sukses pas një martone të gjatë e të vështirë, kapërcimit të pengesave herë herë në dukje të pakapërcyeshme.
Pas qeverisë së Azerbajxhanit dhe presidentit Aliev qeveria që drejtoja mbështeti më shumë se kushdo tjetër projektin për shanset e të cilit Gazpromi rus nga njëra anë dhe megaprojekti Nabuko nga ana tjetër dukej se do ta asgjësonin pa vështirsi.
Për vite më radhë ky projekt qëndroi krahas antarësimit në NATO dhe pavarësisë së Kosovës në krye të axhendës të mbi 100 takimeve të nivelit të lartë dhe më të lartë të mia dhe anëtareve të kabinetit tonë qeveritar dhe këshilltarëve të mi.
Përpjekje serioze për anullimin e tij u bënë edhe pas shpalljes së konsorciumit të TAP fitues i koncesionit të shfrytëzimit të gazit të Fushës së Shah Deniz.
Mendoj se ish skretarja e shtetit Hilari Clinton dhe perfaqësuesit e saj për energjinë kanë luajtur rol pozitiv dhe kanë, ndonëse jo publikisht, mbeshtetur projektin. Presidenti i Turqise Erdogan gradualisht mbështeti haptas projektin. Ish kryeministri i Italisë Mario Monti dhe ish presidenti Giorgio Napolitano ndryshuan qendrimet jo të favorshme të Italisë ndaj projektit dhe i hapën dritën jeshile zbatimit të tij. Qeveria shqiptare ishte e para që firmosi marrëveshjen me TAP dhe kalimin e tij në territorin e Shqipërisë.
Nga vitet 2014 gjer vitin e kaluar investimet e Konsorciumit të TAP për ndërtimin e tij në Shqipëri ishin për 6 vite zeri kryesor i investimeve të huaja në Shqipëri.
Me këtë rast dua të shpreh mirënjohje të thellë Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe qeverisë së tij dhe të gjithë atyre qeveritareve që mbeshtetën këtë projekt me rëndesi të madhe strategjike, si dhe konsorciumit që e realizoi atë në një kohë rekord duke e bërë rajonin tonë dhe mbarë Europen më të lirë, më të pavarur dhe më të sigurt në një fushë jetike siç është fusha e energjisë. sb
ps: Në video momenti historik i firmosjes së marrëveshjes përfundimtare me TAP me 17 korrik 2013.