Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Europian, të gjitha misionet e Shqipërisë në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.
Lajmin e bëri të ditur ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila në një postim në rrjetet sociale është shprehur se, “ky informacion, që përditësohet çdo ditë, është tashmë i aksesueshëm në faqen zyrtare të MEPJ https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja”.
Xhaçka kërkon që qytetarët të bëjnë klujdes, pasi thekson ajo, “është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme”.