Në 29-vjetorin e pavarësisë Ukraina ka hapur ambasadën në Shqipëri. Ambasadori i parë është emëruar Volodimir Shkurov, i cili për Ora News shprehet se bashkëpunimi ekonomik dhe sidomos në fushën e turizmit do të marrë një zhvillim të ri.
Republika e Ukrainës feston 29 vjetorin e Pavarësisë së saj. Në ceremoninë e zhvilluar në bregdetin e Golemit në kujdesin e Konsullit të Nderit të Ukrainës në Shqipëri, morën pjesë mjaft personalitete të diplomacisë dhe biznesit në vendin tonë.
Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari flet për nxitjen që po i bëhet biznesit ukrainas të investojë në vendin tonë.
Me rastin e 29 vjetorit të pavarsisë së vet, shteti ukrainës vendos të hapë për herë të parë përfaqësi diplomatike në vendin tonë. Volodimir Shkurov është Ambasadori i jashtzakonshëm dhe fuqiplotë në vendin tonë.
Ceremonia festive me rastin e pavarisë së Ukrainës vijoi me një koncert ku u performuan këngë shqiptare dhe ukrainase.