Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko shpalli kandidaturën e tij për të fituar një mandat të dytë gjatë presidencialeve të 31 marsit, me premtimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe NATO-n.
”Ndjenja e një përgjegjësie të madhe kundrejt vendit tim dhe bashkëkombasve më motivoi për të shpallur edhe një herë kandidaturën time për postin e presidentit të Ukrainës’’, deklaroi Poroshenko.
Ai u zgjodh në vitin 2014 pas një revolte properëndimore./ATSH