Editorial
E ndërsa ky vit shënoi 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, krah z. Berisha (më 15 mars, 1991) i cili me themelimin e Partisë Demokratike shënoi pluralimin politik në Shqipëri, sot pas 3 dekadave, SHBA mbylli siparin e tij politik me shpalljen “non ngrata”.
Lideri historik dhe një nga politikanët kryesorë në Shqipërinë post- komuniste, President i Republikës, 1992-1997 dhe Kryeministër në dy mandate, 2005-2013, në prag të legjislaturës së 10-të parlamentare u shpall “non ngrata” gjithashtu nga kryetari aktual i Partisë Demokratike, Z.Lulzim Basha.
Parlamenti shqiptar u mblodh në legjislaturën e tij të 10 -të me ish -kryetarin e PD Sali Berisha “yllin e shfaqjes” pasi ai është përjashtuar një natë më parë (09.09) nga grupi parlamentar sipas një vendimi personal të kryetarit të Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha.
I brohoritur nga dhjetra mbështetës para se të hynte në sallën e Parlamentit të Premten në mëngjes Berisha siguroi anëtarët e partisë se ai do të bëjë një betejë të fortë për të rivendosur legjitimitetin në PD. Ai paralajmëroi se vendimi kundër tij për t’u përjashtuar nga grupi parlamentar është i pavlefshëm duke theksuar se dëbimi i tij erdhi si rezultat i kompromisit Rama-Basha.
“Do të marr çdo nismë brenda PD-së për ta kthyer në piedestalin që meriton. Siç mund ta shihni, unë jam anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Vendimi sipas kompromisit Rama-Basha është nul, nuk ka mbështetje ligjore përveç ndyrësisë morale në pazaret prapa një force politike. Unë mund të hyj në selinë e PD -së në çdo kohë dhe të jeni të sigurt se dita do të jetë shumë afër kur PD -ja do të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmërinë, legjitimitetin, shpërndani një klikë qeverisëse të bazuar në krim, gërmime, manipulime votash dhe pazare të pista me ata që e shndërruan PD-në në fasadën e opozitës, “tha Berisha.
“Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën, por kurrë PD dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë me aktet prapa shpine që ke realizuar me Lulzim Bashën”, tha Berisha.
Ai rikthesoi edhe njëherë se ishte më i vendosur se kurrë për të rikthyer Partinë Demokratike dhe të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha.
“Njeriu që shet partinë Demokratike në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Është njeriu që do të marrë përgjigjen që meriton. Lëvizja ime e radhës është një lëvizje statutore. Lëvizjet janë të ndryshme, por emergjenca është kjo, Partia Demokratike do të vendosë legjitimitetin e grabitur nga Rama-Basha”, tha Berisha
24 orë më parë Lulzim Basha bëri aktin e tij të fundit duke e mbyllur këtë pluralizëm 30-vjecar me “vrasjen” e “babait politik” të tij, themeluesit dhe liderit historik të Partisë Demokratike.
“Kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe sqarimin e plotë të kësaj çështjeje në gjykatë, z. (Sali) Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.”
Ky ishte thelbi i një deklarate të gjatë të bërë nga kreu i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, i cili vendosi të rrëzojë Berishën. Basha nxitoi të deklarojë se PD është partia më pro-amerikane dhe më pro-evropiane, duke folur për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD-së Berisha i cili e shpalli atë dhe familjen e tij persona non grata, si dhe kërkesa e ambasadores amerikane Yuri Kim për ta dëbuar nga grupi parlamentar i PD.
Berisha e quajti “nul”, të pavlefshëm vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga parlamenti. “Vendimi është jashtë çdo norme staturore dhe ligjore. Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen, në të cilin të sanksionohej përjashtimi i personave që shpallen “non grata” nga SHBA apo ndonjë vend tjetër. Ky nen nuk ekziston. Ai shpalli një vendim që është nul. Sepse është i tiji dhe i asnjë forumi të PD,” tha Berisha mbrëmë në kanalin televiziv,”Syri net”.
Berisha u shpreh, se vendimi i Bashës për përjashtimin e tij nga prupi parlamentar i PD është asgjësim i kësaj partie si opozitë sovrane
Basha është kërcënuar për sanksione. Ka vendosur t’i bëjë gjëmën PD-së. Ka dorëzuar për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros, sovranitetit të saj. Sali Berisha ka ndjekur vetëm një rrugë, kam ndjekur rrugën gjyqësore. Nuk i kam kërkuar asnjë ndihmë, ia kam bërë të qartë kryetarit. Kam kërkuar transparencë.
“Me këtë vendim për interesat e veta Basha i jep goditjen më të madhe PD dhe Shqipërisë. Kjo është tani një fasadë opozitë. Ai duhet të jepte dorëheqjen para se ta merrte këtë vendim. PD sot nuk është gjë tjetër vetëm një satelit i Edi Ramës” tha Berisha të enjten në mbrëmje.
Z.Berisha foli për kërcënim me sanksione nga SHBA kundrejt Bashes në rast se nuk do të merrte këtë vendim, dhe kjo është konfirmuar nga vetë Lulzim Basha. Ndërkohë që ka komunikuar vendimin e tij për përjashtimin e Z.Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, ka theksuar se ka qenë nën presion nga Philip Reeker i cili në tavolinë, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë.
Gazeta Panorama.al: ka zbardhur debatin e plotë të mbledhjes në sallë. Në fillim ka qenë kryetari i PD-së, Basha, i cili ka sqaruar vendimmarrjen. Ai tha se dje ishte afati limit që i ishte vendosur nga SHBA për të marrë një vendim.
Lulzim Basha: Vendimi ndaj Berishës ka qenë vendimi më i vështirë për mua. Ju e dini shumë mirë marrëdhënien time ndër vite me Berishën. Kemi bërë disa arritje bashkë. Vendimi është marrë vetëm në të mirë të Partisë Demokratike. Unë nuk doja që të përçaja Partinë Demokratike, ndaj mora një vendim personal. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej.
Lidhur me atë që Basha duket se ka shprehur në selinë e Partisë Demokratike kujtojmë deklaraten e znj.Yuri Kim pas takimit me Z.Lulzim Basha në selinë e Partisë Demokratike në fund të korrikut ku ndër të tjera ajo i rikujton takimin me Z.Reeker por për herë të parë në mënyre publike Ambasadorja e SHBA-së i kërkoi z.Basha që Z.Berisha të mos ishte pjesë e parlamentit.
“Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Phil Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës. Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”, tha Kim.
Por lind pyetja:- Pse Z.Basha nuk dha dorëheqjen nëse vertet nuk është dakord me vendimin e marrë po nga vetë ai dhe nëse nuk është kërcënuar?
-Me çfarë kërcënohet z.Basha?
-A është legjitime që një vend sovran, një institucion legjitim në një vend demokratik të gjendet nën kërcënim dhe presion për mbarëvajtjen politike nga Ambasada Amerikane apo nga DASH?
Këtu nuk flasim vetëm për sovranitetin e një Partie Politike që duhet të funksionoje nëpërmjet Statutit të saj, dhe jo ultimatumeve diplomatike, qofshin këto dhe pertej Oqeanit Atlantik por flasim për rrezikun që i kanoset sot sovranitetit të opozitës.
Kjo formë ultimatumi nga SHBA është një akt i paprecedent në këta 30 vite pluralizëm i cili sot më shumë se kurrë rrezikohet me supërfuqinë dhe mbështejtjen e pa fre që i është dhënë Partisë Socialiste me në krye Kryeministrin Rama. Diktimi i Ambasadës së SHBA-së Tiranë, për bashkëpunim Rama-Basha e zhvesh politikën nga opozitarizmi dhe e minon atë duke na rikthyer 3 dekada pas.
Duket se ish-kryeministri Berisha do të jetë opozita e vetme përballë dyshes “Rama- Basha”.
Në rast se ky është qëllimi i SHBA-së, atëherë misoni është kryer me sukses.
Shihemi në vitin 2030!