Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik njoftuan sot se duke nisur po nga dita e sotme do të përgjysmohet numri i urbanëve, që qarkullojnë në Tiranë.
Sipas deklaratës së tyre, ky veprim vjen si shkak i mosmarrjes së masave nga ana e qeverisë për të kompensuar humbjet që sektori i transportit publik kishte pësuar gjatë pandemisë. Në deklaratën e tyre shtojnë se sektori ka shkuar deri në kapitullimin ekomomik.
“Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.
E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane.
Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse”, përfundon njoftimi nga Unioni i Transportit Publik.
Ky njoftim i papalajmëruar për qytetarët, ka bërë që këta të fundit të presin gjatë në stacione, duke humbur kështu punën apo orët e mësimit.
Kjo situatë vjen pikërisht sot kur fillon viti i ri akademik dhe kemi një mbingarkese nga studentët , cka e bën më të papërgjegjshme këtë vendim të Unionit të Transportit Publik.
Për këtë ka reaguar edhe Bashkia Tiranë e cila thotë se do të marrë masat përkatëse në lidhje me këtë situatë.
“Bashkia po e ndjek situatën dhe po merr masat përkatëse, konform kontratës me operatorët e transportit.”, thuhet në reagimin e Bashkisë Tiranë.
Ndonëse nga njëra anë ky union kërkon të drejtat e tij, nga ana tjetër qytetarët e këtij vendi privohet e drejta e transportit publik.
Nuk dihet si do vijoje më tej, por mbetet emergjente zgjidhja e kësaj cështje, jo vetëm për shkak të pritjes së gjatë të qytetarëve, nxenësve dhe studentëve nëpër stacione por dhe mbingarkesës dhe tejmbushjenën e urbanëve si pasojë e përgjysmimit të tre në këto kohë pandemie, ku kërkohet distancim.