Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtarët e Armenisë kanë sulmuar me artileri pozicionet e Azerbajxhanit në drejtim të rajonit Laçin në kufirin mes dy vendeve transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria njoftohet se ushtria e Armenisë vazhdon provokimet e saj në kufi.
Ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në Laçin janë kryer goditje me mortaja dhe artileri topash të kalibrave të ndryshëm, ndërsa si rezultat i kundërpërgjigjes së ushtrisë së Azerbajxhanit janë shkatërruar kundërajrorët dhe mortajat e Armenisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se situata në kufi është e tensionuar dhe konfliktet vazhdojnë.
Ushtria armene duke marrë nën kontroll disa lartësira në kufi me qëllimin për të arritur pozicione më të favorshme, ajo në ora 11.00 sipas kohës lokale filloi një operacion në drejtim të rajonit Laçin dhe Kalbajar. Në sulme u plagosën 2 ushtarë të Azerbajxhanit.
Po ashtu edhe ushtria e Azerbajxhanit filloi operacion në të njëjtin drejtim, duke çarmatosur dhe arrestuar ushtarët armenë që kryen sulmin.