Jemi në javen e dytë të vaksinimit , me ato pak vaksina që mbërriten në mënyre enigmatike, ku më të drejtë personeli që është në vijë të parë të luftës me këtë virus po merr dozat e para të vaksinës.
Ndërkohë janë të shumta debatet lidhur me mënyren se si erdhen këto vaksina por dhe me kontraten që shteti shqiptarë ka lidhur me kompaninë Pfizer për vaksinat anti covid e cila është konsideruar si “sekret tregtar”
Në këtë situate ku ende Shqipëria po pret, shumë prej njerëzve të thjeshtë por dhe intelektuale, gazetare dhe akademike po flasin gjithmonë e më shumë që Shqipëria të shikoje për një mundësi të dytë apo të tretë për vaksinimin e populate s.
Serbia ka pranuar vaksina nga Pfizer-(SHBA), Sinopharma (Kinë) dhe Sputnik- V (Rusi), madje ka sugjeruar që populli serb mund të zgjedh se me cilën vaksinë dëshiron të vaksinohet.
E kundërta ndodhi në fund të Dhjetorit të 2020 ku Kryeministri Rama refuzoi menjëherë qofte dhe një oferte për të negociuar me Kompaninë ruse për vaksinën Sputnik-V.
Megjithate në këtë situate me shumë të panjohura duket se shqiptarët po ndërgjegjësohen .
Akademiku i njohur Apollon Baçe i ftuar në një emission ne RTSH tha ise në fakt kryeministri Edi Rama ka bërë gabim që e refuzoi sjelljen e kësaj vaksine në Shqipëri. Sipas Baçes, derisa kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi Putinit të marrë këtë vaksinë nga Rusia atëherë përse Rama e refuzon ta marrë.
Pjesa e shkeputur nga emisoni “Dekalog”;
Akademiku Apollon Baçe gjatë emisonit “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 tha se vaksina ruse “Sputnik V” është futur në Shqipëri në rrugë ilegale dhe e kanë bërë disa persona.
“Kam informacione të sakta që vaksina ruse “Sputnik” ka hyrë në rrugë jo të ligjshme në Shqipëri dhe e kanë bërë disa persona”, tha Baçe por pa dhënë shumë detaje të tjera.
“Nuk mund të japë më shumë detaje por informacionin e kam shumë të saktë”, shtoi ai.
Akademiku shtoi se në fakt kryeministri Edi Rama ka bërë gabim që e refuzoi sjelljen e kësaj vaksine në Shqipëri.
Sipas Baçes, derisa kancelarja gjermane Angela Merkel i kërkoi Putinit të marrë këtë vaksinë nga Rusia atëherë përse Rama e refuzon ta marrë.
© Argumentum