Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani është emëruar kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës me delegim nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Ristani deri më sot ka qenë në postin e zv.kryetares së bashkisë së Tiranës. Ristanit iu delegua detyra pas takimit të kryeministrit Rama sot në bashki me 5 nënkryetarët dhe sekretarin e përgjithshëm.
Në prani të Ramës u bë dhe delegimi i firmës së kryebashkiakut Veliaj tek Ristani.
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua një ditë më parë me vendim të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.