Në këtë ditë të veçantë, mësuesit e shkollave të Tiranës kanë marrë edhe një letër falenderimi dhe frymëzuese nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron 7 Marsin. Në mesazhin drejtuar mësuesve, Veliaj vlerëson maksimalisht punën dhe përkushtimin e tyre në rritjen dhe edukimin e brezit të ri.
Veliaj nënvizon se në këto katër vite është duke u ndërtuar Tirana që plotëson nevojat e gjeneratës tjetër me çerdhe dhe kopshte, Tiranën me kënde lodrash dhe biblioteka në çdo lagje Tiranën me 17 shkollave të reja, pa mësim me dy turne dhe klasa kolektive. “Kam krijuar një koalicion të jashtëzakonshëm me fëmijët, jo sepse i shoh si taksapagues ose votues, sepse nuk janë, por sepse janë agjentë të patrembur dhe idealistë të ndryshimit. Jemi duke ndërtuar Tiranën që plotëson nevojat e brezave të ardhshëm”, thekson ai. Kryetari i Bashkisë së Tiranës siguron se puna nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet në të cilat ata japin mësim.