LSDM ka caktuar emrat e ministrit të financave si dhe të zëvendësministrave, për të plotësuar vendet vakante në Qeveri.>
Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së mbrëmshme të Këshilli Qendror të LSDM-së ka njoftuar se që nga dita e sotme do të paraqesë propozim deri në Kuvend me ndryshimet e reja në ekzekutiv.
Zaev njoftoi se si ministre të re të Financave do të propozon Nina Angellovskën, ndërsa si zv/ministër i Arsimit do të propozohet Elizabeta Naumovska.
Zv/ministri aktual i Ekonomisë Kire Naumov do të drejtoj Bankën për Zvillim ndërsa Kire Kolemishevski do të jetë zv/ministri i ri i Ekonomisë.
Nexhat Mehmedoviç do të jetë zv/ministër për Sistem Politik. (INA)