Njoftimin e përcjell kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook. Ky është një vendim politik që duket se mbyll çdo diskutim të mëtejshëm mbi heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, përderisa kryeministri është mandatuar nga partia e tij të mos lëshojë në këtë drejtim.
Ka pasur një iniciativë prej kryeministrit Edi Rama për një takim të përbashkët. Në fillim ishte ideja që takimi të ndodhte në Tiranë, por ndodhi në Prishtinë. Ka qenë një bisedë e kujdesshme. Janë të njëjtat tema që i dimë: taksa, dialogu, opsionet e zgjidhjes finale. Këto kanë qenë bisedat por nuk ka pasur ndonjë ndryshim qëndrimesh. Ka qenë në tërësi bisedë e dinjitetshme…Presidenti Hashim Thaçi dhe gazetari Baton Haxhiu nuk kanë arsye të na bindin se ky është opsioni i duhur. Ne nuk jemi të paditur. E shoh Baton Haxhiun të involvuar në axhendë të tejskajshme. Për të na bindur për diçka që nuk është e nevojshme. Nuk e kuptoj misionin e zotit Haxhiu që është angazhuar të na shpjegojë sa i mirë është ky, apo ai opsion. Ai është gazetar dhe mund të ketë opinionet e tij, por nuk mund të kërkojë të bindë politikanët për idetë e tij…E respektoj mendimin e secilit. Rama le të thotë të vetat. Përgjegjësia e tij është Shqipëria. E shoh në rregull deri tani, por nuk duhet t’i japë vetes më shumë ngarkesë sa mund të mbajë. Ne jemi vetë këtu vendimmarrës…Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë të jenë të përkahur nga vendit kyçe të BE. Kemi interesa strategjike me disa vende të BE. Sot ideja e kufijve bie ndesh me interesat e këtyre vendeve. Nuk e di, a e bëjnë me vetëdije apo jo?
Duket se dyshja Thaçi-Rama kanë humbur marzhin e manovrës përkundrejt kryeministrit Haradinaj, që ka lënë të hapur opsionin e zgjedhjeve. Haradinaj ka pranuar po ashtu se atij i është refuzuar viza amerikane për shkak të mbajtjes në fuqi të taksës ndaj mallrave serbe, ndërkohë që ka pranuar edhe faktin se në darkën e para disa ditëve në shtëpinë e presidentit Kosovar, Hashim Thaçi, ku ka qenë present edhe Fatmir Limaj, Kadri Veseli dhe Edi Rama, ky i fundit ka kërkuar heqjen e tarifës.
është shprehur Haradinaj në emisionin “Pressing” që ka pranuar edhe se i është bërë e qartë se kundërshtimi i mëtejshëm do të sjellë largimin e tij nga detyra e kryeministrit.