Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj vendimeve më të fundit të qeverisë “Kurti”, duke i cilësuar ato si “përpëlitjet e fundit”. Sipas Presidentit vendimet janë “mashtrime patriotike”, duke rrezikuar marrëdhënien e Kosovës me SHBA dhe BE.
“Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada”, shprehet z. Thaçi.
“Kosova ka fituar lirinë dhe shtetësinë me përkrahjen e SHBA-së dhe partnerëve evropianë dhe vetëm me këtë përkrahje e partneritet ka të ardhme të sigurt. Çdo cenim i këtyre raporteve është rrezikim i shtetit dhe rrezikim i së ardhmes së Kosovës”, përfundon reagimi i presidentit të Kosovës.