Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë vizat për shtetasit kinezë. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar mesditën e djeshme. Tashmë shtetasi kinezë i shtohen listës së vendeve që mund të lëvizin pa vizë drejt Shqipërisë, vetëm me një pasaportë.
VENDIMI
Vendim për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.513, datë 13.6.2013, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
Vendosi
1. Në vendimin nr.513, datë 13.6.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, që i bashkëlidhet vendimit, shtohet shteti “Kinë, Republika Popullore*”, me dokumentin pasaportë.
b) Në aneksin nr.4, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë”, që i bashkëlidhet vendimit, të ndryshuar, hiqet shteti “Kinë, Republika Popullore”, për vizat “C”.
2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.