Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, sot ka ndjekur nga afër stërvitjen e “Defender 21” në Pasha Liman, ku edhe komentoi vendimin e DASH për shpalljen e Sali Berisha si person ”non grata”.
Në një komunikim me gazetarët, Yuri Kim tha se ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe për këtë duhet të punojnë të gjithë.
E pyetur nga gazetarët, se a eshte Berisha peshku i madh, Kim u përgjigj:
“Unë nuk kam asgjë për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari amerikan i shtetit. Mesazhi është ky, Shqipëria po ndryshon. Shqipëria është anëtarë e NATO-s.
Shqipëria është një aleatë dhe një mike e SHBA. Shtetin ligjor duhet të prevalojë. Duhet t ë jetë një vend i pastër. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmerisë duhet të vijnë me një fund dhe të gjithë duhet të punojmë. Ky nuk është një projekt i SHBA apo i juaji. Por është një projekt i përbashkët”, tha Yuri Kim.