Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një lajm të shumëdëshiruar marrjen mbrëmë të vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE.
Në një shënim në facebook, Rama shkruan se:
“Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE
Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin”– shkruan Rama.