Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca do të ruhet nga Garda e Republikës. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u vendos që në listën e personaliteteve që mbrohen nga Garda të tjerë edhe Soreca.
Vendimi
Nr. 375, datë 23.6.2021
PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: 1. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete: a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte: a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.