Këshilli i Ministrave miratoi sot një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2022 të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në 6 dhjetor.
Sipas vendimit të miratuar sot, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e vitit 2022, i shtohet fondi prej 50 milionë lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të Samitit.
Efekti financiar prej 50 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
Tirana është përzgjedhur si qyteti ku do të mbahet Samiti i ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor, më datën 6 dhjetor.
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar mbajtjen e Samitit në Tiranë, si ngjarje historike për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.