Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. ONM u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.
Në njoftim thuhet se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
“Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 21.6.2021. Po sot, më datë 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.
Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar sot edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Në një postim në twitter shkruan se të gjithë do të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë teksa thekson se është koha për të treguar guxim dhe integritet.
“Në përputhje me rolin e saj kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM dje rekomanduan Komisionerët Publikë të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme http://ikp.al/wp-content/uploads/2021/06/Rekomandim-p%C3%ABr-vendimin-e-KPK-s%C3%AB-nr.-363-dat%C3%AB-1.4.2021.pdf
Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë do të ndodhë më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi apo, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, do të ketë përpjekje për të devijuar duke sulmuar procesin e vettingut dhe duke shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë?
A do t’i shërbejnë mediat publikut dhe ta mbulojnë këtë çështje me integritet, apo do të marrin telefonata dhe do të bien dakord të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Koha është tani për të treguar guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë. Koha që Shqipëria të ecë përpara hap pas hapi. SHBA do të jetë me ty”, shkruan Kim.

@USAmbAlbania Yuri Kim: "Në përputhje me rolin e tyre kushtetues në procesin e vetingut, vëzhguesit ndërkombëtarë dje u rekomanduan Komisionerëve Publikë që të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme 👉 https://t.co/nnaQ8g1ozA". https://t.co/xU3oeogNqw
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) June 22, 2021

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është rrjeshtuar në krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për apelin e bërë lidhur me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e ONM. Ne shpresojmë që KPA të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet”, tha Soreca.

We fully support the International Observers’ recommendation for appeal. We look forward to the Special Appeal Chamber reviewing the case with integrity and independence to ensure that the significant issues highlighted in the recommendation for appeal are duly considered. https://t.co/cabWzuZ6gN
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) June 22, 2021

Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj. Por ditën e djeshme, pa pritur as edhe një orë nga momenti kur është botuar vendimi në faqen web ku nis edhe afati për ankimim, ONM ka dërguar në Institucionin e Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta kundërshtuar këtë vendim. Lajmi e bëri me dije vetë institucioni i komisionerëve publikë. Sipas Operacionit Nndërkombëtar të Monitorimit thuhet se kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.