Keshilli evropian ka konfirmuar zyrtarisht se mbledhja e rradhes e Komunitetit Politik Europian do te mbahet ne Budapest me 7 nentor te vitit 2024 ndersa ne gjashte mujiorin e pare te vitit 2025 samiti i lidereve do te zhvendoset ne Tirane dhe me pas ne Kopenhagen. Vendimi u mor ne perfundim te samitit te Londres.
Sipas kryeministrit Rama ky eshte një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Deri dje thekson kryeministri ne nje postim ne rrjetet sociale jo vetëm s’mund të imagjinohej qe shqiptaret të respektoheshin si të barabartë dhe vendi i tyre të bëhej stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik. Sipas Rames Shqiperia dikur shikohej si një periferi e prapambetur ballkanike.
Komuniteti Politik Evropian iniciative e presidentit francez Macron e ndermmarre në vitin 2022 është një forum pan-evropian, ne perberje më shumë se 40 krerë të shteve edhe nga jashte BE-se. Disa kritikë e konsiderojne Komunitetin Politik Evropian si një mekanizem qe u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejte te BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainen, Moldavine dhe Gjeorgjine Perëndimor.
Komuniteti Politik Evropian nuk është një organ vendimmarrës si Bashkimi Evropian apo aleanca e NATO-s. Ne mbledhjet e tij nuk publikohet asnjë deklaratë, nuk zbatohet asnjë traktat apo ligj por shkembehen pikpamje dhe rivendosen ura komunikimi.