Pasaportat janë ato që na japin mundësinë të udhëtojmë nga një vend në tjetrin.
Disa prej tyre ama, kanë pak më shumë liri.
Pasaporta gjermane e ilustron më së miri këtë, pasi ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në vetëm 177 vende pa viza.
Por ekziston një pasaportë që është e rrallë dhe e vështirë për t’u gjetur,pasi vetëm 500 persona në botë e disponojnë një të tillë.
E kemi fjalën për pasaportën e Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës.
Sipas The Independent, për momentin në qarkullim janë vetëm 500 të tilla.
Urdhri Sovran i Maltës u njoh nga Papa Paschal më 1113, dhe sot është një nga njësitë e pakta sovrane që nuk kanë ndonjë tokë apo territor.
Urdhri pati vëmendjen kryesore ndaj të varfërve dhe mbrojtjes së besimit katolik.
Me ndihmën e vullnetarëve, ata ofrojnë ndihmë për fëmijët, të pastrehët, handikapët, refugjatët, të moshuarit, të sëmurët dhe lebrozët në mbarë botën.
Urdhri gjithashtu mund të hyjë në traktate, të lëshojë pasaportat e veta, monedhat dhe pulla postare, dhe gëzon diçka që quhet “ekstraterritorialitet”, që e bën atë një ambasadë në Romë dhe vende të tjera.