Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në kreun e LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë një ofertë për koalicion me kryeministër, Albin Kurtin.>
Anëtari i VV-së, Yll Rugova ka deklaruar se votuesit kosovarë po e presin një koalicion VV-LDK.
“Qytetarët janë duke e pritur një bashkim të madh parazgjedhor, dhe ka gjasë që çfarëdo devijimi prej kësaj pritjeje historike kish me u penalizu me votë. #qeveriakurti”, ka shkruar Rugova, në një reagim në Facebook.
Pas Yllit, edhe një anëtare tjetër ka kërkuar të njëjtën gjë nga kryetari i rizgjedhur i LDK’së.
Arbërie Nagavci përmes llogarisë së saj në Facebook, ka bërë thirrje për Kurtin kryeministër sepse sipas saj Kurti është i pashantazhueshëm.
“Bashkëpunimi i Lëvizjes me LDK jep mundësinë e nisjes së një rrugëtimi të ri për një qeverisje ndryshe, për një model të paparë deri tani, angazhimi për një të ardhme çfare e dëshirojmë, për përmirësim të gjendjes”, ka shkruar në Facebook. (INA)