“Rezultatet janë të qarta, 44% e atyre që janë gjykuar nuk e kanë kaluar vetingun”.
Kjo u pohua nga zv/ministri shqiptar i Drejtësisë, Toni Gogu, teksa theksoi se një nga problemet e shoqërisë shqiptare është kalbëzimi i të vërtetës.
“Ne si shoqëri e kemi të theksuar problemin me të vërtetën. Na është kalbëzuar e vërteta dhe ne flasim me gjysma të vërtetash ose flasim me të vërteta selektive”, tha Goga.
Gogu e cilëson reformën deri më tani si “një udhëtim me lëkundje, por që ka shkuar përpara, një nga projektet më të mëdha të shoqërisë shqiptare në 30 vitet e fundit”.
Sipas zv. ministrit “edhe pse problemet janë shumëdimensionale, sfida më e madhe tani është integriteti, sepse në këto vite kemi relativizuar të mirën dhe të keqen, me një zonë gri që është rritur”.
Duke folur për korrupsionin, Goga shtoi se, “korrupsioni është problem global, por ne na është kalbëzuar e vërteta, jetojmë me të vërteta efektivë, të thuash që reforma në drejtësi ka dështuar domethënë se je i verbër. Pra nuk mund të marrësh t’u thuash njerëzve se kjo gjëja nuk po bëhet, po caktohen njerëzit e tyre. Ose janë vërtetë profesionistë, këta të zgjedhurit dhe nuk i ka njohur njeri sepse kanë bërë punën e tyre dhe ose do t’u thuash se është nipi i këtij djali apo i atij. Domethënë, duhet të restaurojmë marrëdhënien tonë me të vërtetën”, tha Goga gjatë intervistës televizive.