Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë kanë dalë në një deklaratë të përbashkët sa i përket zgjatjes së mandatit të vetingut.
“Zgjatja e propozuar e vetingut mbeshtetet fuqishem nga miqte e Shqiperise qe deshirojne ta shohin Shqiperine ne BE sa me shpejt te jete e mundur. Kjo nuk eshte ceshtje partiake . Shpresojme qe te gjithe deputetet – pavaresisht nga perkatesia partiake – ta shohin kete si nje ceshtje te interesit kombetar dhe te votojne ne perputhje me te, ashtu si kane mbeshtetur gjithmone rrugen evropiane te Shqiperise . Vota per zgjatjen e vetingut eshte vote per te ardhmen e Shqiperise ne BE”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë
Deklarata e plotë e përbashkët për shtyp e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë
8 shkurt 2022
Gjate viteve te fundit, Shqiperia ka bere perparime domethenese ne reformat e anetaresimit ne BE. Nder hapat me te veshtire, por thelbesore, ka qene miratimi dhe zbatimi i reformes ne drejtesi. Jemi ne nje moment te rendesishem pasi reforma ne drejtesi po jep rezultate.
Vetingu i gjyqtareve dhe prokuroreve eshte nje ele1nent the1nelor i reformes ne drejtesi. Per t’u mundesuar institucioneve te vetingut te kryejne misionin e tyre, eshte i nevojshem ndryshimi i kushtetutes per ta zgjatur mand tin e tyre per nje periudhe te kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar eshte ne perputhje me standardet evropiane dhe eshte e nevojshme per te garantuar barazine para ligjit dhe sigurine juridike .
Zgjatja e propozuar e vetingut mbeshtetet fuqishem nga miqte e Shqiperise qe deshirojne ta shohin Shqiperine ne BE sa me shpejt te jete e mundur. Kjo nuk eshte ceshtje partiake . Shpresojme qe te gjithe deputetet – pavaresisht nga perkatesia partiake – ta shohin kete si nje ceshtje te interesit kombetar dhe te votojne ne perputhje me te, ashtu si kane mbeshtetur gjithmone rrugen evropiane te Shqiperise . Vota per zgjatjen e vetingut eshte vote per te ardhmen e Shqiperise ne BE.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Feu.delegation.albania%2Fposts%2F310711254415184&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”486″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>