Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot përfaqësuesit e mediave “RTSH Shkodra”, “Euro Balkans News shpk”, “TV KLAN” dhe “MCN TV”, “Report TV”, “Agjencia Telegrafike Shqiptare”, “TV1 Channel”, “Syri TV”, dhe vezhguesit e SHKD dhe KRIIK për vëzhgimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 mars 2022.
Komisioneri miratoi një ndryshim në vendimin nr. 9, datë 25.01.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për miratimin e sasisë së vulave rezervë të komisionit të qendrës së votimit që do të prodhohen për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022” dhe një ndryshim në vendimin nr. 12 datë 26.01.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për miratimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 6 mars 2022”.
Gjithashtu, Komisioneri vendosi dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së dy qendrave të votimit në bashkinë Shkodër, për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars 2022.