Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ditën e nesërme do të zhvillojnë një tubim para Ministrisë së Jashtme. Qytetarët janë të ftuar për të protestuar për Çështjen Çame, heqjen e ligjit të luftës nga Greqia dhe çështjen e ndarjes së detit. Ditën e nesërme në Tiranë do të vijë për një vizitë zyrtare Ministri i Jashtëm i Greqisë.
Deklarata e plotë e PDIU
“Mos prek Shqipërinë!”
“Mos harro Çamërinë!”
Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:
Çështjen Çame
Heqjen e ligjit të luftës
12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë
I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.
I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:
zgjidhjen çështjes çame
heqjen e ligjit të luftës
marrëveshjene detit.
Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.
Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije.
Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur
Nesër ora 11:00
Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.