Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, i cili me delegacion të lartë shtetëror para pak kohësh ka arritur për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbajti takim me presidentin Stevo Pendarovski.
Aeroplani “Air Force 2” i sekretarit shtetëror ateroi në aeroportin “Shën Apostull Pali”, ku në nder burrështetasit të lartë amerikan është organizuar pritje me gardë dhe nderime të larta shtetërore.
Mirëseardhje Pompeos dhe bashkëshortes së tij u dëshiroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me bashkëshorten. Menjëherë pas kësaj delegacioni amerikan në të cilin është edhe zëvendës-ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit në Shkup, Filip Riker, u nis drejt vilës “Biljana” ku ka takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Menjëherë pas kësaj, sekretari amerikan i Shtetit u takua me kryeministrin Zoran Zaev në hotelin “Ineks”.
Protokolli i vizitës së Pompeos në vend parashikon që pas takimeve të jepen deklarata për mediat gjatë bisedave të sotme, ndërsa pastaj sekretari sekretari Pompeo do ta vizitojë edhe kishën Shën Mëria në Ohër, që është rikonstruktuar dhe janë konservuar afreskat nga mjete të siguruara përmes USAID-it nga detyruesit tatimorë amerikanë.
Qyteti i Ohrit sot jeton në masa të rrepta të sigurisë, janë siguruar jo vetëm traseja ku do të kalojë delegacioni, por edhe në thellësi ditë prapa janë kontrolluar të gjitha rrugët e kalueshme drejt trasesë, ndërsa janë kontrolluar dhe regjistruar automjete që këtyre ditëve kanë lëvizur nëpër qytet. Vetë traseja ku do të kalojë delegacioni është tërësisht e mbyllur për qarkullim, janë mënjanuar të gjithë kontejnerët për mbeturina. Të gjitha ndërmarrjet publike komunale dhe institucionet janë mobilizuar për vizitën, për çka më në rregull të jetë qyteti gjatë vizitës së delegacionit të lartë amerikan.
Ndryshe, Ohri dhe Maqedonia e Veriut është etapa e katërt e turnesë mini-ballkanike e sekretarit amerikan të Shtetit. Ai në Maqedoninë e Veriut udhëton nga Mali i Zi, ndërsa paraprakisht ishte për vizitë në Itali dhe Vatikan. Nga Ohri pasdite, Pompeo është parashikuar të udhëtojë për vizitë zyrtare në Greqinë fqinje.