“Takim miqësor dhe i përzemërt në Pallatin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë me Kryetarin Mustafa Şentop. Lidhjet midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të thella, tradicionale dhe vëllazërore.
Shqipëria dhe Turqia janë partnerë të ngushtë e të besueshëm në NATO dhe punojnë për të arritur objektivin kombëtar, anëtarësimin në BE. Bashkëpunimi parlamentar është i shkëlqyer dhe nxit Partneritetin Strategjik, në shërbim të zhvillimit, stabilitetit, paqes e progresit në rajon e më gjerë.
“Një takim i përzemërt me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan. Me mirënjohje të thellë për kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit dhe pandemisë dhe angazhimin në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, janë këto fjalet permbledhese të vizites zyrtare të Kryeparlamentares znj. Lindita Nikolla.
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise ka zhvilluar nje vizite zyrtare ne Turqi, pikerisht ne diten kur ne Lac, u dorzuan 500 banesa piekrisht nga donacioni I qeverise turke.
Znj. Lindita Nikolla shte takaur se pari me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë z. Mustafa Şentop, I cili u shpreh se Shqipëria dhe populli i saj kanë një vend të veçantë në zemrat e popullit turk, duke shprehur kënaqësinë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik.
Kryeparlamentari turk tha se Turqia me një investim prej 3,5 miliardë dollarë është investuesi më i madh në Shqipëri.
“Mbi 600 firmat tona që veprojnë në Shqipëri, ofrojnë punësim për rreth 15 mijë persona. Synimi ynë është që vëllimin tonë tregtar ta rrisim në nivelin 1 miliard dollarë”, u shpreh ai.
Şentop tha se po mbështesin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se janë zhgënjyer pasi nuk është mbajtur konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.
“Natyrisht, ne jemi mësuar me standardet e dyfishta të BE-së ndër vitesh. Vonesa e BE-së lidhur me vendimmarrje dhe mungesa e vizionit në këto procese, po ndikon negativisht veçanërisht në shumë çështje në Ballkan. Shumë çështje, veçanërisht problemet që lidhen me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën, dhe çështjet për të cilat ne mendojmë se BE-ja duhet të marrë përgjegjësi për shkak të qasjeve të saj pa vizion. Gjithashtu ne ndjekim nga afër reformat në drejtësi dhe ato zgjedhore që po kryeni me synimin e anëtarësimit në BE”, theksoi Şentop.
Duke folur lidhur me pandeminë COVID-19, ai tha se ky proces ka treguar se sa i rëndësishëm është dimensioni njerëzor i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ai gjithashtu rikujtoi shfaqjen e varianteve të reja të virusit.
“Një mutant në Afrikën e Jugut për disa ditë mund ta shoshim në Holandë, Britani. Pas disa ditësh edhe në Australi. Evropianët perëndimorë në përgjithësi e shihnin globalizimin si lëvizje të shpejtë dhe të lirë të parave, lëvizje të shpejtë dhe të lirë të njerëzve, veçanërisht të punës dhe lëvizje të lirë të mallrave, por edhe sëmundjet dhe viruset lëvizin lirë, globalisht… Ashtu si sëmundja është globale, edhe trajtimi, ilaçet dhe vaksinat gjithashtu duhet të jenë globale”.
Şentop rikujtoi se me udhëzim të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan janë bërë ndihma me materiale shëndetësore në 156 vende të ndryshme.
Ai foli edhe lidhur me vaksinën turke TURKOVAC që mori miratim për përdorim. “Unë dozën e tretë e mora TURKOVAC. Shpresojmë ta ndajmë këtë sa më shpejt me të gjithë popujt, veçanërisht me vendet mike dhe vëllazërore, brenda mundësive në dispozicion”, tha Şentop
– “Turqia është pranë Shqipërisë në ditët e vështira”
Nga ana e saj, kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Nikolla, deklaroi se Turqia është një mik shumë i çmuar i Shqipërisë.
Ajo falënderoi Turqinë për ndihmat që i kanë bërë pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri.
Nikolla theksoi se Turqia jo vetëm në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira është pranë Shqipërisë.
“Përderisa ne jemi këtu në takim, në Shqipëri me të vërtet është duke ndodhur një ngjarje shumë e mirë. 524 familje në muajin janar do të hyjnë në shtëpitë e reja të tyre. Kjo ndodhi falë presidentit tuaj dhe qeverisë turke”, tha ajo.
Në lidhje me spitalin rajonal të Fierit që Turqia e ndërtoi në Shqipëri, Nikolla falënderoi për mbështetjen, ndërsa ftoi kompanitë turke të investojnë në Shqipëri.
Më pas, Nikolla dhe Şentop vizituan zonën që ishte bombarduar në kuvend gjatë tentativës për grusht shtetit nga FETO më 15 korrik të vitit 2016, si dhe sallën e asamblesë së përgjithshme.
Në vijim të vizitës zyrtare në Turqi, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u prit edhe Presidenti i Republikës, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim në Ankara kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, sipas Anadolu Agency .
Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se takimi u mbajt me dyer të mbyllura në kompleksin presidencial dhe zgjati pothuajse një orë.
I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Şentop.
Gjatë takimit në Pallatin Presidencial, kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen e thellë “Për rolin, angazhimin dhe kontributin personal të Presidentit Erdogan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve. Ne gjithashtu vlerësojmë dhe Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si një premisë drejt paqes e stabilitetit në Ballkanin Perendimor, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”.
Nikolla i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohjen e thellë për ndihmën e që Qeveria turke i ofroi Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë dhe e informoi se 524 apartamentet e banimit në bashkinë e Kurbinit kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjet në janar 2022.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan rikonfirmoi vendosmërinë për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe dha lajmin e mirë se do vijë personalisht në Shqipëri për inaugurimin e apartamenteve të banimit për familjet e Bashkisë së Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.