Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier nisi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, e para vizite nga nje president gjerman ne 2 dekadat e fundit.
Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut.
Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces.
Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE. Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjimi ndaj BE-së.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj priti presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Presidencë me nderime ushtarake.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier deklaroi sot se pas këtyre 30 viteve ne kemi një bashkëpunim dhe marrëdhënie të shkëlqyera politike me njëri-tjetrin.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin Bajram Begaj, Steinmeier vuri në dukje se “dendësia e vizitave reciproke tregon dhe dëshmon se interesi për njëri-tjetrin është rritur me kalimin e viteve, ndaj unë gëzohem që me këtë mënyrë dhe këtë takim ne sot kemi kontribuar sadopak për të rritur, për të përforcuar dhe për të zgjeruar marrëdhëniet tona në fusha të ndryshme”.
“ Ju lutem ta kuptoni këtë vizitë si një vizitë që njeh dhe respekton atë që keni arritur gjatë 30 viteve dhe si një inkurajim për të vijuar më tej në rrugën e nisur”, deklaroi ai.
Nga ana e tij, Presidenti Begaj vuri në dukje se axhenda e mbështetjes gjermane ka filluar që 30 vjet më parë për vendin tonë në gjithë rrugëtimin europian.
“Ëndrra për t’u bërë pjesë e BE ka filluar që në vitet ’90 dhe siç e përmenda pak më parë nuk mund të jepet pro bono nga askush. Kjo vizitë e sotme e presidentit gjerman në vendin tonë është tregues i mbështetjes gjermane në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE”, tha Begaj.
Sipas tij, fryma e miqësisë dhe bashkëpunimit do të ketë një shtim më të madh dhe natyrisht duhet që në këtë bashkëpunim duhet që respekti reciprok dhe mbështetja që duhet t’i kërkojmë Gjermanisë të varet shumë edhe tek puna jonë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti Bajram Begaj dhe homologu i tij gjerman Steinmeier folën edhe për tensionet në Kosovë. Begaj dhe Steinmeier vendosën theksin te dialogu mes dy vendeve.
“Proces integral dhe nëse do jetë gjithëpërfshirës nga të gjithë vendet e rajonit dhe do ketë në fokus lirinë e lëvizjes dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirë pranuar”, tha Begaj.
Nuk bëhet fjalë. Çdo kontribut që sjell në uljen e përshkallëzimit të konflikteve është i mirëpritur. Shumë respekt për Lajçak që e ka shndërruar në një mision të tij pasionant”, tha Steinmeier
Presidenti Bajram Begaj deklaroi sot se qeveria shqiptare është e angazhuar në Procesin e Berlinit dhe këtë, sipas tij e dëshmon edhe mbajtja e samitit vitin e ardhshëm në Tiranë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier, Begaj tha se “Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe firmosja e marrëveshjeve para 1 muaji për lëvizshmërinë, krijon premisa për marrëveshje të reja në të ardhmen”.
Sipas Presidentit është e rëndësishme që vendet të respektojnë marrëveshjet.
“Procesi i Berlinit nga ana e qeverisë është marrë seriozisht. Vitin tjetër Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet në Tiranë. Kjo tregon se qeveria shqiptare është e angazhuar në këtë proces”, tha Presidenti.
Lidhur me “Ballkanin e hapur”, Begaj tha se “është një proces integral dhe nëse do të jetë gjithëpërfshirë dhe do të ketë në fokus lëvizshmërinë dhe bashkëpunimin ekonomik është i mirëpranuar”.
Sipas tij, “Shqipëria ka qenë pjesë e dialogut dhe mekanizmave rajonalë dhe çdo bashkëpunim rajonal është në interes të mirëqenies që njerëzve”.
Ndërsa duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Begaj tha se “është i mirëpritur propozimi franko-gjerman apo i Brukselit”.
“Çdo përpjekje për dialog dhe gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë është i mirëpranuar nga ana jonë”. “Ne kemi qenë gjithmonë për këtë dialog”, tha Presidenti.
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier tha se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.
Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore.
Kontribuuat që në datën 3 nëntor të nënshkruheshin 3 marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve.
Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit.
Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë.
Steinmeier mbajti një fjalim edhe në Parlamentin e Shqipërisë.
Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier u shpreh sot se e entuziazmon fakti se sa shumë ndihet shpirti europian në Shqipëri.
“I bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për BE, që e kanë humbur nga sytë dimensionin historik të projektit europian, ‘ejani në Shqipëri dhe lejoni të ‘infektoheni’ me shpirtin proeuropian’”, tha ai, gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë.
Presidenti Steinmeier u shpreh se “Shqipëria i përkushtohet Europës në mënyrë pothuajse empatike”.
“Qëndrimin tuaj të qartë proeuropian kam mundur ta vëzhgojë përmes kontakteve të shumta dhe kam ndjerë gëzim akoma më shumë në këtë kohë kur në Europë bëhet një politikë skeptike ndaj BE-së”, tha ai.
Presidenti i Republikës Federale Gjermane, Frank-Walter Steinmeier i bëri thirrje sot opozitës dhe qeverisë që të punojnë së bashku përtej llogoreve politike për destinacionin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Në një fjalë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Steinmeier u shpreh se ja vlen kjo përpjekje, ndërsa siguroi se “mund të keni besim në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë”.
“E di që rruga e Shqipërisë në BE do të vijojë të jetë ambicioze. Punoni më tej në luftën ndaj pengesave, smbrapsjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformën në drejtësi”, tha ai.
“Ju e keni zhvilluar vendin tuaj. Keni realizuar reforma administrative e tatimore. Është ngritur një Prokurori Speciale për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka aktualisht një reformë voluminoze në Shqipëri që shërben si shembull për vendet e tjera. Ju dëshironi një të ardhme të mirë për Shqipërinë dhe vendi juaj do të jetë vend i besueshëm”, tha ai.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier foli në Kuvendin e Shqipërisë edhe për luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj. Ai tha se BE ka qëndruar e palëkundur përkundrejt sulmit rus. Steinmeier foli edhe për qëndrimin e Shqipërisë, ku tha se është një partner i besueshëm dhe këtë e tregoi edhe në Këshillin e Sigurimit.
“Sulmi brutal i Rusisë kundër Ukrainës ka zhytur Europën në krizë ekonomike dhe pasojat ndihen në mbarë botën. Shqipërinë e ka goditur rritja e çmimit të energjisë, karburanteve dhe unë e di këtë të nderuar deputetë, është një tjetër goditje që duhet të përballeni pas covidit dhe tërmetit. Bëhet edhe më mbresëlënëse me sa këmbëngulje vendi juaj vazhdon të ndërmarrë përpjekjet për anëtarësimin në be.
Qëndrueshmëria juaj në krah të vlerave tona më emocionojnë dhe ju mund të jeni model për shumë njerëz në Europë edhe në vendin tim. Shqipëria në nivel ndërkombëtar është provuar prej kohësh si demokraci e pjekut, vendi juaj është një aktor i njohur në skenën ndërkombëtare. Si anëtare e NATO dhe OSBE, si anëtare e përkohshme e Këshillit të sigurimit, bashkëpunimi me partnerët tuaj transatlantik.
Ky model europain i bashkëpunimit ku vlen forca e së drejtës çohet në pikëpyetje përmes luftës. Ky sulm që Putin e nisi është një përpjeke për të vendosur një shtet tjetër me shumë në pushtetin e vet. BE ka treguar të jetë i palëkundur përkundrejt sulmit rus. Nuk ka lejuar të përçahet prej këtij sulmi, është e bashkuar si kurrë më parë. Edhe Shqipëria dëshmoi të jetë një partner i besueshëm në Këshillin e Sigurimit. Kjo tregon që ne mund të mbështetemi te ju dhe Shqipëria në BE dhe tek Gjermani”, tha ai.
Presidenti gjerman Steinmeier gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë e vuri edhe theksin tek reforma në drejtësi, ku tha se duhet të çojmë përpara këtë proces. Një mesazh e pati edhe për qeverinë e opozitën ku u kërkoi që të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE përtej llogoreve politike.
“Vazhdoni të punoni në luftën kundër pengesave, në sprapsjen e korrupsionit, vijoni reformën në drejtësi të inicuar dhe punoni përtej llogoreve mes opozitë dhe qeverisë, punoni së bashku. Destiancioni i përbashkët më anëtarësimin në BE ja vlen në këtë përpjekje, ju mund të keni besim në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë në këtë rrugë”, tha Steinmeier.
Presidenti gjerman Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.
/Argumentum.al