Kovaçevski dhe Pendarovski ende heshtin para opinionit maqedonas për faktin se agjencitë e huaja punojnë dhe qëndrojnë pas tensioneve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ata duhet të ndalojnë mbrojtjen e tyre dhe t’i thonë publikisht. Vetë heshtja nga ana e tyre çon në më shumë pyetje dhe paqartësi. Nëse kjo është e vërtetë, pse nuk shpallin në mënyrë transparente se cilët janë ata persona dhe agjenci, të cilët haptazi punojnë kundër shtetit apo ndoshta dikush nga pushteti po i mbron, thuhet në njoftimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së, shkruan MKD.mk
“Po ashtu, në rastin e deklaratës fatkeqe të Pendarovskit, gjegjësisht nëse nuk është e vërtetë ajo që tha, cila është arsyeja? Arsyeja është fshehja dhe mashtrimi i opinionit për paaftësinë e Pendarovskit dhe pushtetit për të mbrojtur interesat kombëtare të Republikës së Maqedonisë.
A punojnë Kovaçevski dhe Pendarovski për interesat e shërbimeve të huaja që nxisin incidentet.
Kjo qeveri është e paaftë në çdo fushë të mundshme dhe ka arritur çdo fund të mundshëm që mund të arrihet në politikë”, deklaroi VMRO-DPMNE.
/Argumentum.al