Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pasi Rusia u pezullua nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Kreu i qeverisë e ka vënë sërish theksin tek Serbia, ku thotë se rreshtimi i saj përsëri me Perëndimin, është një lajm i mirë për rajonin.
”Pezullimi i Rusisë nga Human Rights Council në OKB refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin”,-shkruan Rama në Twiter.
Kryeministri i Shqipërisë ndjek hap pas hapi qëndrimet e Serbisë dhe Presidentit serb Aleksander Vuçiç, duke treguar një “kujdes të veçantë ” për këtë të fundit se si do dukej ai para Perëndimit.
E megjithatë ndonëse po luan rolin e “mësuesit” para “nxënësit” Vuçiç ( duke monitoruar çdo lëvizje të Vuçiç) në fakt vetë Zoti Rama duket se ka shumë për të mësuar nga diplomacia serbe(!)
/Argumemtum.al