Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit të Bundestagut për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka falenderuar parlamentin gjerman dhe veçanërisht grupit CDU-CSU, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.
Meta ka shkruar në reagimin e tij se Shqipëria duhet të kalojë krizën politike si dhe të plotësojë urgjentë 9 kushtet e vendosura nga Gjermania.
Po ashtu presidenti shkruan; “Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut.”
Reagimi
Falenderim i veçantë Bundestagut, veçanërisht grupit CDU-CSU për angazhimin e tyre serioz në mbështetje të integrimit të Shqipërisë!🇦🇱🇩🇪🇪🇺 Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut. Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare! Urime Maqedonisë së Veriut!