Princi i kurorës i Arabisë Saudite duket se ka pranuar se ka patur përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, duke i thënë një rrjeti televiziv amerikan disa muaj më vonë se ngjarja “ndodhi nën autoritetin e tij”, por ai e mohoi të kishte pasur dijeni më parë.
“Ndodhi nën autoritetin tim” i tha Princi Mohamed bin Salman një gazetari në dhjetor 2018, sipas citimeve të publikuara përpara një dokumentari të ri të PBS-it që do të transmetohet javën e ardhshme.
“Kam marrë gjithë përgjegjësinë sepse ndodhi nën autoritetin tim”, citohet të thotë trashëgimtari i fronit mbretëror, pas vrasjes së 2 tetorit.
Princi Mohammed, sundimtari de-fakto i mbretërisë, ka qenë nën presion të madh ndërkombëtar pas vrasjes së gazetarit me banim në SHBA, trupi i të cilit u copëtua në konsullatën Saudite në Stamboll dhe nuk u gjet asnjëherë.