Në shenjë proteste pas vrasjes së kolegut të tyre Ravik Gurra ditën e premte në mbrëmje në qendër të qytetit, avokatët në qytetin e Elbasanit do të bojkotojnë proceset gjyqësore për pesë ditë.
“Ky ishte një veprim nga dora kriminale ndaj kolegut tonë. Bojkot proceseve gjyqësore në Elbasan. Ndihemi të rrezikuar”, u shpreh Hysen Kovaçi.
Ravik Gurra, mbrojtësi ligjor i Çapajve, fisit të njohur në Elbasan, u ekzekutua me silenciator me dy plumba në kokë teksa ishte ulur në një lokal duke pirë kafe shumë pranë qendrës së qytetit.
Autorët kanë qenë dy. 50-vjeçari me shtetësi angleze bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjen mafioze.