Vuçiç, është presidenti i parë serb që flet për zgjedhjet në vendin tonë, ku thotë se po i ndjek sondazhet e dhëna. Më tej, Vuçiç duke folur me gjuhën elektorale të kryeministrit Rama, tha se pas kryedemokratit Lulzim Basha, qëndron ish-kryeministri Sali Berisha.
“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 për qind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje, po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind.”-ka thënë Vuçiç.
Sipas asaj që pretendon Vuçiç, pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Vuçiç, ata flasin për një Shqipëri Etnike dhe ai ndihet krenar që po i pengon.
“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, si vijon e gjithë historia pas saj, nga Veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.”-ka thënë Vuçiç.