Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur i shqetësuar për një përshkallëzim të mundshmë të konfliktit në rajon, duke shtuar se të gjithë vendet e rajonit po armatosen, çfarë duhet ta bëjë edhe Serbia.
Në një prononcim për televizionin serb “Prva”, Vuçiç tha: “Jam i shqetësuar për një përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo”.
Në lidhje me armatosjen e vendeve të rajonit, Vuçiç tha se këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth Serbisë.
Duke komentuar edhe iniciativën e Novisad, ai shtoi: “Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”.
Sipas presidentit Vuçiç, shtetet që po armatosen janë Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla, sipas mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë.
Vuçiç u shpreh: “Shohim se kush po i armatosë shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi. Të gjitha këto po i monitorojmë”.