Presidenti serb, Aleksander Vuciq, ka arritur në Tiranë, për t’iu bashkëngjitur pjesës tjetër të liderëve ballkanikë në përgatitjet për Samitin e Brdo-Brijunit.
Presidenti serb që paradite ka qëndruar në Romë për vizitë zyrtare, ka arritur në Shqipëri rreth orës 21:00.
Në Tiranë janë mbledhur liderë të tjerë ballkanikë dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në Tiranë ka arritur edhe presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, i cili në një prononcim për media ka komentuar protestën e organizuar kundër ardhjes së tij dhe të presidentit serb.
Megjithate Dodik thotë se atij nuk i bën përshtypje protesta e organizuar nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe se aty ka shkuar për të përfaqësuar serbët e Bosnjës.
Ndërkaq samiti dyditorë në Tiranë ka për mikprites presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, presidenten kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.