Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se nuk do të marrë pjesë në samitin BRICS, nikoqir i të cilit këtë vit është presidenti rus, Vladimir Putin, por që Serbia do të përfaqësohet me katër ministra.
Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq ka thënë se i ka treguar presidentit të Rusisë, përmes telefonit, se do të ketë një mori takimesh me zyrtarë evropianë gjatë kohës sa do të mbahet samiti BRICS, më 22-24 tetor, raporton REL.
“Do të dërgojmë një delegacion që do të përfshijë katër ministra, zëvendëskryeministrin, Aleksandar Vullin, ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav, Gashiq, ministren e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq dhe ministrin pa portofol, Nenad Popoviq”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq i tha presidentit rus Vladimir Putin se Serbia do të përfaqësohet në samitin e BRICS në Kazan nga ministrat Bratislav Gasić, Aleksandar Vulin, Adrijana Mesarović dhe Nenad Popović.
“I thashë Putinit se kam rregulluar vizita dhe nëse nuk do të ishte kështu, do ta kisha të vështirë të vija në Samitin e BRICS, por do të dërgonim një delegacion. Në Samitin e BRICS, Serbia do të përfaqësohet nga katër ministra, i thashë Putinit se do të jetë e vështirë për mua të vij dhe nuk ka vizita nga personalitete të larta që na presin dhe besoj se ai e kupton këtë”, tha Vuçiq.
“Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka, i vetmi me germa dhe numra, i vetmi vend në Evropë që nuk ka aderuar në asnjë deklaratë dhe vetëm këtë vit ishin 44 prej tyre kundër Federatës Ruse. 44 pako sanksionesh të ndryshme janë sjellë vetëm këtë vit, ne nuk jemi bashkuar asnjëherë, ai e vlerëson lart, theksoi Vuçiq.
Ai shtoi se me ftesë të Putinit do të marrë pjesë në përkujtimin e 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin më 9 maj, në Sheshin e Kuq në Moskë.
“Kam biseduar me presidentin Putin për 80-vjetorin e fitores mbi fashizmin, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm, dhe do të jetë, supozoj, shfaqja më e madhe në histori pas Luftës së Dytë Botërore në sheshin qendror, në Sheshin e Kuq. Moska”, tha Vuçiq
Vuçiq e ka përsëritur që Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Ai ka thënë se sipas rezultateve të disa sondazheve të opinionit publik, mbështetja e serbëve për BE-në dhe BRICS-in është 42 me 42 për qind, dhe që nuk e përjashton që situata do të mund të ndryshonte nëse do të deklarohej “ndryshe prej asaj që kam deklaruar deri më tani”.
BRICS, është forum joformal tregtar, i krijuar prej Rusisë, Kinës, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Brukselit, Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit, ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në BE.
/Argumentum.al