Kina mbështet Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Bashkimin Evropian (BE) për të rifilluar një dialog të sigurisë me Rusinë, tha të shtunën këshilltari shtetëror dhe ministri i jashtëm kinez Wang Yi.
Wang i bëri komentet kur bisedoi në telefon me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock për situatën e vazhdueshme në Ukrainë.
Ai tha se Kina mbështet rifillimin e bisedimeve të tilla midis palëve të lidhura për të kërkuar ndërtimin e një mekanizmi të sigurisë evropiane të ekuilibruar, efektiv dhe të qëndrueshëm dhe për të arritur një stabilitet afatgjatë në kontinentin evropian, raporton CTGN
Duke vënë në dukje se Lufta e Ftohtë kishte mbaruar shumë kohë më parë, Wang tha se është e nevojshme që NATO të rishqyrtojë pozicionimin dhe përgjegjësitë e saj dhe mentaliteti i Luftës së Ftohtë i bazuar në konfrontimin e bllokut duhet të braktiset “plotësisht”.
Ai tha se Kina është shumë e shqetësuar për situatën në Ukrainë dhe mbështet të gjitha përpjekjet që janë të favorshme për de-përshkallëzimin dhe një zgjidhje politike.
Kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë evropiane, shqetësimet legjitime të të gjitha vendeve duhet të merren seriozisht, tha Wang, duke shtuar se kërkesat legjitime të sigurisë të Rusisë duhet të adresohen siç duhet, duke pasur parasysh pesë raunde të njëpasnjëshme të zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.
Kina nuk pranon të zgjidhë problemet përmes sanksioneve dhe kundërshton sanksionet e njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare, tha ai.
Sanksionet jo vetëm që do të shkaktojnë një skenar “humbje-humbje” ose “humbje të shumëfishtë” ekonomikisht, por gjithashtu pengojnë procesin e zgjidhjes politike, shpjegoi Wang.
Ai përsëriti se Kina, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjithmonë përmbush përgjegjësinë e saj për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Nëse Këshilli i Sigurimit ndërmerr veprime, ai duhet të jetë i dobishëm për një zgjidhje politike të krizës aktuale, në vend që të provokojë konfrontim të ri, tha Wang, duke shtuar se kjo ishte arsyeja pse Kina kishte penguar referenca për autorizimin e forcës dhe sanksionet në një projekt-rezolutë mbi Ukrainën.
“Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në kërkimin e paqes dhe realizimin e paqes.”