Shërbimi i mesazheve WhatsApp nuk do të funksionojë më në miliona telefona duke filluar nga dita e sotme.
Pajisjet Android dhe iPhone të cilat kanë sisteme operative të vjetëruara nuk do të jenë në gjendje të instalojnë dhe përdorin aplikacionin.
Sipas zyrtarëve të WhatsApp, kjo ishte një masë për të mbrojtur sigurinë e përdoruesve.
Smartfonët që përdorin Android 2.3.7 dhe më të vjetër, dhe iPhone iOS 8 ose më të vjetër, janë ata që do të preken nga kjo masë e marrë.
“WhatsApp në mënyrë të qartë nuk kishte asnjë mundësi tjetër për të siguruar që shërbimi i saj të mbetet i sigurt, megjithatë përballet me efektin e vështirë anësor që aplikacioni nuk është më i aksesueshëm në smartfonë të vjetër”, tha analisti i CCS Insight Ben Wood.
WhatsApp, e cila ishte një nga aplikacionet më të shkarkuara të dekadës, lajmëroi përdoruesit që në 2017 për këto ndryshime.
“Ky ishte një vendim i vështirë për ne që ta bënim, por i duhuri me qëllim që t’u japim njerëzve mënyrën më të mirë për të mbajtur kontakte me miqtë, familjen dhe të dashurit që përdorin WhatsApp,” tha një zëdhënës për kompaninë.