Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur sot konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i 71 i Shtetit të SHBA.
Sipas Ministres Xhaçka, bashkëpunimi me Sekretarin Blinken do të çojë në avancimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë e SHBA-ve, si dhe do të konsolidojë partneritetin strategjik të tyre.
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria mbetet mirënjohëse ndaj SHBA për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese të vendit.
Antony Blinken u votua të martën nga Senati i Shteteve të Bashkuara si Sekretari i ri i Shtetit, pas fitores së presidentit Joe Biden.

Congratulations Secretary @ABlinken. We wish you and your team the best of luck! Confident that by working together we will advance relations btw Albania-U.S. and consolidate our strategic partnership🇦🇱🤝🇺🇲.#KrahPërkrah pic.twitter.com/tEdjXh5ujn
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) January 27, 2021