Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka promovuar aleatët e tij më të ngushtë në trupin udhëheqës të Partisë Komuniste.
Ai konsolidoi edhe më shumë pushtetin, pasi më 23 tetor mori mandatin e tretë presidencial.
Xi emëroi në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike katër aleatë të tij – përfshirë edhe dy ish-sekretarët e tij – të cilët mbështesin vizionin e tij për kontroll më të fortë mbi shoqërinë dhe ekonominë.
Shefi aktual i Partisë në Shangai, Li Qiang, pritet të marrë postin e kryeministrit nga Li Keqiang, i cili do të pensionohet vitin e ardhshëm. Li Qiang shihet si person i afërt me Xi, pasi të dy kanë punuar së bashku në provincën Zhejiang në fillim të viteve 2000.
Po ashtu ndihmësi Ding Xuexiang, shefi i Partisë në Guangdong Li Xi, dhe shefi i Partisë në Pekin Cai Qi, gjithashtu janë emëruar në trupin kryesor të partisë.
Xi, që mori pushtetin më 2012, fitoi mandatin e tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm. Me marrjen e këtij mandati të tretë, ai theu traditën e shërbimit vetëm për dy mandate.
/Argumentum.al