Presidenti Xi Jinping tha të enjten se Kina do të nxitë me vendosmëri hapjen e nivelit të lartë dhe ndarjen e mundësive të zhvillimit me botën. Ai u zotua të zgjerojë më tej importin dhe “të ndjekë zhvillimin e ekuilibruar të tregtisë”.
Gjatë videofjalimit në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 4-t Ndërkombëtare të Importit të Kinës, Xi u shpreh se do të bëhen përpjekje të mëtejshme për të shkurtuar listën negative të investimeve huaja dhe theksoi se Kina do të zgjerojë në mënyrë të rregullt hapjen e sektorëve të shërbimeve, si telekomunikacioni dhe kujdesi shëndetësor.
Kina do të rishikojë dhe zgjerojë katalogun e industrive ku inkurajohen investimet e huaja, duke kanalizuar më shumë investime të huaja në fusha si prodhimi i përparuar, shërbimet moderne, teknologjia e re dhe e lartë, ruajtja e energjisë dhe mbrojtja e mjedisit, dhe duke i drejtuar investimet e huaja në rajonet qendrore, perëndimore dhe verilindore të Kinës, tha Xi.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Kina do të angazhohet thellësisht në bashkëpunimin ndërkombëtar në fusha si zhvillimi i gjelbër e me karbon të ulët dhe ekonomia digjitale, dhe do të promovojë aktivisht pranimin e vendit në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit dhe Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale.