Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehet se BERZH ka investuar në Shqipëri 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë € në projekte aktuale. Kim nënvizoi ndër të tjera, se SHBA, mbështet fuqimisht përpjekjet për të përmirësuar konkurrencën e biznesit, qeverisjen, forcimin e diversifikimit të energjisë, si dhe nxitjen e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.
“Diskutim i mirë sot me M.Colangeli, drejtori i ri për B.Perëndimor i BERZH. SHBA janë aksioneri më i madh i BERZH, themeluar në 15/4/91 për të ndihmuar ish vendet komuniste në rindërtim. Në Shqipëri BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë€ në projekte aktuale. SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes & konkurencës në Shqipëri; fuqizimin e zgjerimit të energjisë & nxitjen e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Kim.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>(1/2) Good discussion today w/ <a href=”https://twitter.com/EBRD?ref_src=twsrc%5Etfw”>@EBRD</a>’s Metteo Colangeli, new Director for W.Balkans. 🇺🇸 is the largest shareholder of EBRD, founded April 15, 1991 to help former communist states rebuild. In 🇦🇱, EBRD has made €1.5B in cumulative investments, including €854M in current projects.</p>— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) <a href=”https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1381981107072200705?ref_src=twsrc%5Etfw”>April 13, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>