Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në Vlorë ku u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme.
Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.
Ambasadorja Yuri Kim theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”.