Ambasadorja Yuri Kim në konferencën e organizuar për sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri, u shpreh se duhet të pranojmë që sulmet kibernetike do të vazhdojnë dhe do të jetë një kërcënim edhe në vijim megjithatë shtoi se SHBA do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Shqipërinë.
“Ne kemi qenë duke punuar bashkë për të forcuar sektorin e mbrojtjes kibernetike. Ky është fillimi i asistencës dhe nuk është ende i plotë. Ne nuk mund të zëvendësojmë mbrojtjen tuaj por do bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për t’u siguruar që ju të mbroni veten tuaj.
Ne duhet të pranojmë që sulmet kibernetike do vazhdojnë të jenë një kërcënim i vazhdueshëm dhe në vazhdim. Duhet të përpiqemi ta vendosin veten para kurbës së kërcënimit. Siç kemi vëzhguar në Shqipëri siguria kombëtare është jetik për të mbrojtjen e të dhënave.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim tha se 50 milionë dollarët që vendi i saj i ka dhënë Shqipërisë për të forcuar mbrojtjen kibernetike është vetëm fillimi.
“SHBA dënoi Iranin dhe shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë përballë këtij sulmi. Duke filluar nga muaji korrik SHBA-të kanë dërguar vazhdimisht pa ndërprerje ekspertët tanë më të mirë për të punuar me shqiptarët. Për të analizuar, për të identifikuar dobësitë e mundshme dhe për të marrë masat. Dy javë më parë, ministri juaj i Mbrojtjes diskutoi përgjigjen tonë të përbahskët për sigurinë kibernetike me Sekretarin tonë të Mbrojtjes. Ju nuk jeni vetëm në përgjigjen ndaj sulmit kibernetik. Ne duhet të identigikojmë mbrojtjen tonë kolektive. 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë dhe kjo është vetëm fillimi”, tha Kim.
Duke nënvizuar edhe një herë se SHBA do të bëjnë gjithçka që Shqipëria të mbrojë veten, Kim tha se sulmet Shqipëria dhe vendet e tjera perëndimore duhet të jenë të përgatitura pasi sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë.
“Sulmet nga Irani dhe të tjerë do të vazhdojnë të jenë kërcënim edhe në të ardhmen, nuk do të zhduken. Ne duhet ta kemi parasysh këtë. Nuk ka një ‘plumb’ magjik për ta zhdukur”, tha ambasadorja Kim.
Aktiviteti i sotëm demonstron solidaritet ndërkombëtar. Jam krenare t’i bashkohem kolegëve të mi në mbështetje të Shqipërisë. Mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve të NATO-s. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku krah për krah”, deklaroi Kim.
/Argumentum.al