Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është takuar me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer, vetëm pak ditë përpara nisjes në Tiranë. Detajet e takimit i bën të ditura ambasada amerikane në Tiranë, ku përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar edhe foton e takimit.
Kim dhe Palmer kanë diskutuar për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Iranit, në mbështetje të SHBA-ve si dhe për dialogun mes forcave politike, për të realizuar Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Postimi i Ambasadës së SHBA
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. #SHBAQendronKrahShqiperise