Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, u dërgoi 4 pyetje të gjithë kandidatëve në garën e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit, me referencë edhe udhëheqësit e tyre persona të shpallur Non-Grata.
“Kush do t’iu zotërojë nëse fitoni?”, pyet ajo,
“Çfarë duhet të presin shqiptarët?”, theksoi Kim në mënyrë retorike, duke i dhënë në një farë mënyre përgjigje përmes pyetjes, se nuk kanë se çfarë të presin dhe të marrin nga një non grata.
“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan Kim